Berat, trashëgimia në rrezik, monument i kategorisë së parë asnjë investim për 40 vite

Berat, trashëgimia në rrezik, monument i kategorisë së parë asnjë investim për 40 vite

4

Nga “beratinews.com”

“Në lagjen pa diell” thonë që gjërat nuk shihen ditën e jo më natën, por ajo që e bën të pashmangshme dhe jo të vërtete këtë shprehje është kjo shtëpi, e ngritur këtu e para 300 vitesh, siç na pohoi i zoti i saj, Stavri Duhaxhiu (Zaharia).

Një shtëpi emblemë e një stili të veçantë arkitekutror, e cila bie në sy edhe nga parvazet e trotuareve përbri Osumit.

2

Të shumtë kanë qenë vizitorët në këtë shtëpi, po aq të mëdhenj në numër edhe biznesmët apo të apasionuarit për turizmin alla “Guest-House”.

Por kujtimet për z. Duhanxhiu, si dhe trashëgimia kulturore e jashtëzakonshme që i ka lënë i ati, e bënë të pa negociueshëm qëndrimin e tij në lidhje me shitjen e shtëpisë.

Nuk kanë qenë të pakët as specialistët apo arkitektët që e kanë parë, të cilët siç kanë hyrë në këtë shtëpi, ashtu dhe kanë dalë.

Kanë ardhur për vizitë edhe hajdutë, por nuk kanë sjellë ndonjë dëm, me shumë se ç’po i sjell shteti kësaj shtëpie.

“Më kujtohen dy shprehje që kanë thënë të gjithë: “Sa shtëpi e bukur” dhe “do e rregullojme së shpejti”, – pohon i zoti i shtëpisë

E para qëndron, në fakt. Ne ishim aty dhe e pamë, madje e ndjemë emocionin që na përcolli.

Pamë odat, divananën e stërmadhe, musëndrën, baxhatë e dritës, dekoracionet artizanale të tavaneve dhe shumëçka tjeter.

Por shprehja “do e rregullojmë se shpejti” ngeli veçse një shprehje.

Kanë ikur dhe kanë ardhur qeveri të ndryshme, janë ndërruar bashkiakë e zyrtarë, trokitën në derë për votë, por nuk hynë asnjëherë brenda për  të parë se ishte me e rëndësishme kultura dhe trashëgimia e një brezi sesa vota për karrigen, që nuk është as e kategorisë së parë dhe as e mbrojtur nga shteti, është thjesht dhe vetëm një karrige që nuk është nga më të mirat.

Megjithatë, “lufta” që ka marrë përsipër trashëgimtari i kësaj shtëpie nuk është vetëm e tij mes pushtetarësh, është e tij dhe e të gjithë atyre që kanë pak sedër për të kuptuar se çdo ndërtesë e këtij lloji duhej të të bëj krenarë e jo të dhimbset.

Është ndërtesë që çdo berates e ndjen për detyrë ta mbrojë e jo të rënkoj kur e sheh.

7

1

 

“Investimet në këtë shtëpi kanë qenë krejtësisht personale dhe modeste. Vetëm për çatinë, për rregullim të pjesshëm kam investuar 3 milionë lekë. Me të tjerat nuk kam pasur mundësi të merrem, kërkon goxha investim, vullnet dhe energji per ta sjell në vete. Shpresoj që një ditë dikush të mendoj për të, jo për mua. Kam besim te të rinjtë.” – e ka mbyllur rrëfimin e tij Stavri Duhanxhiu për “beratinews.com”.

Në fakt, fotot nga kjo shtëpi të konfirmojnë çdo rresht dhe thirrja jonë për DRKK Berat është që të ketë një plan konkret për çdo objekt të trashëgimisë, të  realizojë projekte dhe  investime për trashëgiminë dhe ansamblet muzeale, pasi është e vetmja pjesë me ç’mund të krenohet Berati.

5

 

Related posts