Berat/ Xhamia Mbret, pasuria që i ka rezistuar kohës së shpejti iu rikthehet besimtarëve

Berat/ Xhamia Mbret, pasuria që i ka rezistuar kohës së shpejti iu rikthehet besimtarëve

Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhet në qendër të qytetit si pjesë e një kompleksi arkitekturor ku veç saj janë dhe teqeja e Helvetive me gjithë konakët, si dhe ajo e Sheh Qerimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, vizitoi kantierin e punimeve në këtë xhami. “Në Xhaminë e Mbretit, një nga pasuritë që i ka rezistuar kohës. Nga kohët e shkëlqimit të saj, në murosje pas ndalimit të besimit, kthim në depo apo dyqan bylmeti, deri në rihapje dhe rifunksionalizim. Së shpejti do t’ia kthejmë besimtarëve, me gjithë madhështinë dhe respektin që meriton”, tha ajo.

Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret, Berat po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, të financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të xhamisë. 

Related posts