Caka- Ramës: O derëzi që tallesh me lehoninë e grave, kush kujdeset për shëndetin tënd mendor?

Caka- Ramës: O derëzi që tallesh me lehoninë e grave, kush kujdeset për shëndetin tënd mendor?

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka i ka cilësuar fjalët e kryeministrir Rama ndaj kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira si mosrespektuese ndaj njërës prej të drejtave më të mëdha të gruas, atë të lehonisë.

Caka i është drejtuar Ramës me etiketimin “derëzi” ndërsa e këshillon të kujdeset për shëndetin e tij mendor pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një postim në facebook ajo shkruan:

“Lin Yutang ka thënë se: “Nga të gjitha të drejtat e gruas, më e madhja është ajo e të qenurit nënë”.
Ky derëziu Kryeministër nuk respekton as lehoninë, si një periudhë tepër delikate në jetën e një gruaje, madje i krijon hapësira vetes, të bëjë deklarata banale e të tallet me këtë fakt.
Pas 30 qershorit, Miranda do kujdeset për vajzën e saj dhe do vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit. Po ti o derëzi, pas 30 qershorit, a do kesh mundësi të kujdesesh për shëndetin tënd mendor???
Jam e bindur që Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti dhe nuk e helmon veten aspak me deklaratat e këtij idioti, ashtu siç jam e bindur që mëmësia, e bën gruan më të fortë në çdo drejtim.”

Related posts