Një punë kolosale e Berati News së bashku me Tommaso Scattolari, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Italo – Shqiptare tashmë pjesë e tregut Shqiptar prej 10 Vitesh dhe Eltjon Rramilli, përgjegjësi kryesor i Education Consulting përmbyllën e një marrëveshjeje të rëndësishme në bashkëpunim me Universitetin Internacional të Qipros, Final International University (FIU) dedikuar talentit dhe kërkimit teknik e shkencor të studentëve më të mirë.
Për të gjithë nxënësit/studentët me rezultate të shkëlqyera në fusha të ndryshmë ofrohen 70 Bursa Studimi me vlera nga 50%, 80%, 90% apo nga 100% në degët si më poshtë vijojnë:
- Arkitekturë
- Psikologji
- Administrim biznesi
- Financat Ndërkombëtare
- Biznes Ndërkombëtar
- Mësimdhënie në gjuhën angleze
- Inxhinieri civile
- Inxhinieri kompjuterike
- Elektrike dhe elektronike
- Inxhinieri
- Zhvillues software
- Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkenca politike
- Menaxhim turizmi
Ku ndër të tjera në sektorin e Turizmit, Studenti që do të marrë bursën dhe përfundon Sistemin Bachelor 3 vjeçar me sukses, e ka të siguruar menjëherë vendin e punës në profesion, në strukturat turistike më të rëndësishme të Europës.
Për çdo pyetje dhe paqartësi mos hezitoni të na shkruani në faqen tonë në Facebook Berati News.