Do t’i “burgosë” nxënësit në sallën e bibliotekës, pronari Albanian College Tirana (ACT) kërcënon prindërit që s’kanë paguar

Do t’i “burgosë” nxënësit në sallën e bibliotekës, pronari Albanian College Tirana (ACT) kërcënon prindërit që s’kanë paguar

Prindërit që nuk kanë paguar këstin e 3 të shkollimit të fëmijëve të tyre në Albanian College, në Tiranë dhe Durrës, janë vënë nën presionin e shkollës, për të paguar tarifën e shkollimit.

Featured image of article: Do t’i “burgosë” nxënësit në sallën e bibliotekës, pronari Albanian College Tirana (ACT) kërcënon prindërit që s’kanë paguar

Më shume se 150 prindër të fëmijëve që frekuentojnë shkollën Albanian College Tirana (ACT) në Tiranë dhe Durrës  janë vënë nën presionin e pronarit të kësaj shkolle për të parapaguar tarifat e shkollimit të fëmijëve.

Për të kryer pagesat, prindërit kanë kërkuar pajisjen me fatura tatimore, por pronari i shkolës nuk pranon.

Konflikti ka avancuar ndjeshëm mes prindërve që kërkojnë që shkolla të lëshojë një faturë tatimore për pagesat e pretenduara, dhe pronarit të shkollës, Astrit Veliaj, që ka arritur deri aty sa të kërcënojë prindërit se nëse pagesa nuk kryhet deri në datë 18/04/2019, femijet do të nxirren nga mësimi dhe do të “burgosen” ne biblotekën e shkollës, deri sa prindërit t’i marrin nga shkolla, për të mos i sjellë më në ditët në vijim.

Një pjesë e prindërve, të detyruar nga presioni që Veliaj po ushtron te fëmijët, janë detyruar të paguajnë pa faturë, vetëm e vetëm që fëmija i tyre mos të dhunohet psikologjikisht nga ish-deputeti i PD.

Gazeta disponon një korenspodencë me emaile mes pronarit të shkollës dhe prindërve rreth kësaj situate, e cila duket anormale dhe prek në thelb të drejtat e fëmijëve dhe heqjen e lirisë së tyre nga pronari i shkollës, si dhe imponon një mënyrë të paligjshme të pagimit të tarifave shkollore.

Prindërit po bëjnë përpjekje të vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit, si organi që është i ngarkuar nga ligji për licensimin dhe kontrollin e institucioneve arsimor, si dhe organet tatimore, të cilat duhet të inspektojnë të gjithë veprimtarinë financiare të personit juridik UFO shpk, pasi paligjshmërinë e kanë të ulur këmbë kryq në shkollën Albanian College Tirana (ACT) te Zogu i Zi.

Kjo sjellje e pronarit të shkollës, i cili arsimimin për vete nuk e ka patur prioritet, ka revoltuar të gjithë prindërit, të cilët në shumicë mund të marrin vendimin për t’i hequr fëmijët nga ajo shkollë.

Marrë nga Gazeta Tema

Related posts