Drejtoresha e arrestuar, e përzgjedhura e Ilir Metës

Drejtoresha e arrestuar, e përzgjedhura e Ilir Metës

Luiza Tabaku, drejtoreshë e Arsimit në Lushnje, akuzohet se merrte rryshfet nga 3 deri në 5 mijë euro për të emëruar në
punë një arsimtar ose për të mos i larguar ata që e kishin ndërkohë një vend pune.
Tabakut në shtëpi iu gjendën 12 mijë euro, ndërsa tentoi të fshihte në banjon e komisariatit të policisë dhe 2 mijë të tjera që i kishte me vete në momentin e arrestimit.
Bashkë me Tabakun u ndaluan edhe djali i saj dhe një mësues, të cilët kryenin rolin e sekserit në këtë aferë korruptive.
Por ndërsa fotoja dhe lajmi u shpërnda kudo, kaloi si pa u vënë re fakti që Liza Tabaku është emëruar në këtë detyrë nga LSI.
Rreth dy javë më parë, në këtë foto që sjell lapsi.al, ajo ka pozuar e lumtur në krahun e majtë të liderit të LSI, Ilir Meta. Arrestimi i Tabakut duket sikur përforcon zërat që flasin për mënyrën korruptive me të cilën punojnë të përzgjedhurit e LSI.
Por, ky arrestim përfërcon gjithashtu edhe dyshimin se jo pa qëllim, segmente të policisë po survejojnë dhe godasin përfaqësues së partisë së Metës.
lapsi.al

Related posts