FOTO/ Berat, nis restaurimi i afreskut në kishën e Shën Marisë

FOTO/ Berat, nis restaurimi i afreskut në kishën e Shën Marisë

Specialistët e artit pranë DRKK-Berat nisën punën për restaurimin e afreskut në kishën e Shën Marisë, Sinjë. Pas miratimit të projektit, faza e parë e ndërhyrjes konsiston në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin.

Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është shndërruar në mision për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm.

Kisha e ”Shën Marisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor. 

Related posts