Një hebre në një drekë në një han të Beratit në vitin 1942.
Një drekë rreth një tave me peshk, një çinie me verë…
Në foto: Dhimitër Cania, pronari i hanit, hebreu Solomon (me kanatiere), Gaq Cania – vëllai i Dhimitrit, Jorgji Vera dhe i biri i Dhimitrit, Kostaqi 12-vjeçar.
Por Berati, për dendësinë e strehimit dhe të shpëtimit të mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, zë një vend unik, aqsa i takon të quhet për ato vite, si qytet i hebrenjve.
Dhe kujtesa e ruan si të tillë.