FRESSH Berat bojkoton në shenjë proteste festën e 23-vjetorit

FRESSH Berat bojkoton në shenjë proteste festën e 23-vjetorit

FRESSH Berat ka bojkotuar në shenjë proteste festën e 23-vjetorit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve që disponon “beratinews.com”, një gjë e tilla ka ardhur pas pakënaqësive të shumta që ka aktualisht në bazën e Beratit të këtij forumi partiak, për arsye të mos zhvillimit të zgjedhjeve në strukturat e forumit dhe për shkak të komandimit të një drejtuese të re në krye të FRESSH-it të Beratit, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në strukturat aktuale të këtij forumi.

Është hera e parë që FRESSH Berat bojkoton ceremoninë festive të këtij forumi.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe me strukturat aktuale të PS-së, gjë që do të agravonte edhe më tej pakënaqësitë në radhët e strukturave të PS-së së Beratit.

Related posts