Kur liria e shprehjes të vjen si shuplakë çdo mëngjes

Kur liria e shprehjes të vjen si shuplakë çdo mëngjes

“Mund të zgjedhësh”… Kështu thotë një miku im kur bie fjala për diçka që e sheh, por të verbon, e lexon, por të bën më injorant, dëgjon e të shurdhon.

– Kjo është liria!!! –  të vjen si shuplakë. A nuk kërkuam këtë? – Të kemi mundësi të ZGJEDHIM.

Në fund të fundit pas kësaj aksiome nuk gjen shumë agrumente për ta kundërshtuar.

Hap televizorin dhe…Bashkimi…., pasqyra e shtypit, filloj të dëgjoj….”Kuktimet e luftës së një shtatëdhjetvjeçari!”… tjetra: “Si do ta rishkruaj historinë që e shkruajti një herë”…vazhdon: “Opozita po ngre çmimin e energjisë”…”Na duhen policië për të edukuar qytetarët”…”Mësues ka shumë, veteranë na duhen edhe më shumë”…”Lirika të një prokurori”

Nga jashtë më vjen një zhurmë e fortë arganellosh dhe ingranazhesh të vjetëruara, makina e plehrave po heq kazanët e mbytur cyt me turlilloj mbeturinash….

Po këto që na shkarkojnë në “kokë” çdo mëngjes ku t’i çoj? h.d.

Related posts