Kush e ‘vrau’ kinemanë?

Kush e ‘vrau’ kinemanë?

Platforma Netflix duket se po kthehet në një ‘kërcënim’ për kinemanë. Sipas një vëzhgimi të BBC kjo platformë e cila ka filma, seriale nga më të fundit është duke konkurruar bindshëm me kinematë. Një fakt është edhe se këtë vit një nga produksionet e kësaj platforme filmi “Roma” ka marrë nominim për çmim Oscar si filmi më i mirë si dhe 10 nominime në kategori të tjera. Megjithatë ka një sërë arsyesh të tjera ku duket se kjo platformë po konkurron kinematë.

Në vitin 2018 ka thyer rekordet e abonimeve dhe të klientëve të rinj, duke arritur shifrën e 139 milionë në mbarë botën, shifër kjo 3 herë më tepër se 5 vite më parë. Gjithashtu ja vlen të përmendet që në një familje nuk sheh vetëm një person kështu që numri është edhe më i lartë. .Gjithashtu Netflix ka arritur rreth 40% e përdoruesve në SHBA, si dhe ka kryer investime për të patur kontentin e saj origjinal, duke shpenzuar deri në 13 bilion dollarë në seriale  si “Narcos” etj.

Megjithatë edhe Netflix ka marrë kritika pasi një pjesë të vogël të filmave i jep në kinema për një kohë të shkurtër për t’i transmetuar më pas në adresën e tyre. Gjithashtu sipas këtij studimi ka shenja të tjera që kinemaja po vuan. Viti 2017 ishte një vit i vështirë për ata që realizojnë filma. Por kudo në botë kinematë kanë arritur që në 2018  të fitojnë 41.5 bilion dollarë, 2.6% më shumë se në 2017. Duket se kinematë, Netflix por edhe teatrot janë në një ‘luftë’ për  audiencë.

Megjithatë është ende herët për të thënë se Netflix, por edhe platforma të tjera janë duke shënuar fundin e kinemasë pasi edhe ato kanë problemet e tyre në treg duke patur parasysh rritjen e çmimit të abonimit në vende të ndryshme etj. Duket se lufta vijon të jetë e hapur.

Related posts