Lajme të mira/ Ja si do jetë moti në vijim

Lajme të mira/ Ja si do jetë moti në vijim

Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta. Por, vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6°C deri në 15 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Related posts