Ministri Panariti nga Berati: “ Duhet të rrisim aftësitë tona eksportuese drejt BE”

Ministri Panariti nga Berati: “ Duhet të rrisim aftësitë tona eksportuese drejt BE”

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte në Berat ku pa nga afër aktivitetin e një pularie dhe një biznes të prodhimit të bulmetrave, përfituese këto të skemës kombëtare e suvencioneve nga AZHBR-ja.

Fillimishtë ministri u ndal në Otllak të Beratit, ku inspektoi aktivitetin e pularisë, e cila, sipas tij, me prodhimet e saj mund të jetë mundësi mjaft e mirë eksportuese, pasi një nga prodhimet me të cilat Shqipëria mund të krenohet është prodhimi i vezëve, i cili sot jo vetëm plotëson nevojat, por ka nisur dhe eksportin.

“Ne duhet të rrisim aftësitë tona eksportuese drejt Bashkimit Europian, kanë filluar shenjat e para të eksporteve, ne kemi filluar të eksportojmë në rajon, por synojmë Bashkimin Europian, disa operatorë e kanë filluar eksportin.” – tha Panariti.

Nga ana tjetër Panariti u ndal dhe në çështjen e laboratorëve të agjensisë së kontrollit të cilësisë së ushqimeve.

“Brenda një kohe jo më shumë se dy javë laboratorët duhet të marrin të gjitha masat për të kryer të gjitha parametrat e analizave të nevojshme të cilësisë dhe sigurisë që kërkojnë këta sipërmarrës.

Sipërmarësit kanë ecur më parë se laboratorët dhe unë nuk mund ta lejojë këtë gjë dhe unë do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë autoritete rajonale të ushqimit, ku mbledhja do të jetë ultimatuese”, tha ai.
Në lidhje me transparencnë me median ministri u shpreh se ajo është një detyrë kushtetuese dhe nuk ka fuqi që e ndalon këtë detyrim.

Më pas ministri u ndal në një aktivitet të prodhimit të qumështit dhe produkteve të tij, në Kutalli, njësi administrative të Urës Vajgurore.

Duke sjell në vëmendje laboratorët e kryerjes së analizave, ministri u shpreh se “këtë model ne do të bëjmë kombëtar, ku bizneset duhet të kenë një laboratorë të kontrollit të cilësisë ushqimore, i cili do të ekzistojë paralelisht me laboratorin e agjensisë së kontrollit të ushqimit”.

Related posts