MUAJI I RAMAZANIT/ OSHEE BERAT LË NË ERRËSIRË NË KOHËN E SYFYRIT MIJËRA BESIMTARË MYSLIMANË TË QARKUT BERAT

MUAJI I RAMAZANIT/ OSHEE BERAT LË NË ERRËSIRË NË KOHËN E SYFYRIT MIJËRA BESIMTARË MYSLIMANË TË QARKUT BERAT

Permes vetem nje statusi ne facebook OSHEE Berat lajmeron se do te kete shkeputje te energjise elektrike ne gjithe Qarkun Berat. Me poshte njoftimi i plote:

Njoftim për abonentët Berat 

Stakim i datës 28 maj 

Për shkak të remontit të parashikuar nga OST ne zbarat 100 KV Nst Kucove, në datën 28 maj gjatë intervalit kohor 2:00′ – 5:00′ do të stakohet energjia eleltrike në këto zona në Berat 

Bashkia Berat (komplet), Bashkia Kucove(komplet), Bashkia Ura Vajgurore (komplet), Bashkia Polican (komplet) dhe Bashkia Corovod (komplet)

Vlen te theksohet se ne keto dite besimtaret muslimane, te cilet perbejne shumicen e banoreve te qarkut Berat, agjerojne Muajin e Madherishem te Ramazanit, ata cohen heret rreth ores 02:00 – 3:10 per te ngren syfyrin, dmth para se te zbardhi, pra ne erresire. Ky vendim i OSHEE per te nderprere energjine eletrike ne kete ore eshte shume i gabuar, pasi do te ler shume besimtar ne erresire, te cilet nga pamundesia mund te rine edhe pa syfyr pasi jo te gjithe kane FB e jo te gjithe i kan ber like faqes se OSHEE-se ku te informohen e per pasoje te marin masat. OSHEE nder te tjera duhet te lajmeroi edhe mediat lokale sa here qe ka nderprerje dhe te mos mjaftohet me nje status ne FB. Gjithashtu ky orar eshte i gabuar sepse ka edhe njerez te semure te cileve ju veshtiresohet jeta edhe me shume gjate mungeses se energjise ne oret e erreta te nates./ Berati.TV

Related posts