NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Ligjit me nr. 69/2012 ,datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimit nr.57, datë 12.11.2013‘’Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të institucionit arsimor publik të arsimit parauniversitar’’, Drejtoria Arsimore Rajonale Berat shpall konkurrimin për 4 vende të lira, në pozicionin :

 

1. Drejtor shkolle në shkollën 9 – vjeçare “Vodicë’’, Berat.

2. Drejtor shkolle në shkollën 9 – vjeçare “Drobonik”, Berat.

3. Drejtor shkolle në shkollën 9 – vjeçare “Veleshnje”, Berat

4. Drejtor shkolle në shkollën 9 – vjeçare “Otllak’’, Berat.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT:

•Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 ‘’Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar.

•Të ketë të paktën kategorinë ‘’Mësues i kualifikuar’’

•Të mos ketë masa disiplinore në fuqi ndaj tij.

 

PARAQITJA E DOKUMENTAVE:

Kandidati duhet të dorëzojë brenda datës 30.11.2014 në sekretarinë e Drejtorisë Arsimore Rajonale këto dokumenta:

•CV-në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV( Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.1,bashkëlidhur udhëzimit).

•Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant( Sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr.2,bashkëlidhur udhëzimit).

•Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore( Dëshmi penaliteti) të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.

•Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore, ose titullarë të njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantin vitet e fundit.

 

VINI RE! Për kategorinë e kualifikimit si mësues, diploma e shkollës së lartë, licencën dhe notat e shkollës së lartë paraqiten kopje të noterizuara të tyre.

darberat.arsimi.gov.al

facebook.com/darberat

Selman HODAJ

DREJTORI I DAR BERAT

Related posts