Paralajmërimi i Neritan Cekës: Për 10 vite, gjysma e Gjirokastrës do jetë shembur

Paralajmërimi i Neritan Cekës: Për 10 vite, gjysma e Gjirokastrës do jetë shembur

Një grup punëtorësh kanë hequr kalldrëmin në rrugën e pazarit në qytetin e Gjirokastrës, pasi sipas tyre do restaurohet.

I ftuar në Fax News, arkeologu Ceka foli për rrezikun që i kanoset qyeteti turistik dhe historik të Gjirokastrës për shkak të mungesës së një strategjie nga shteti sipas tij.

“Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treçereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në çdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. Sepse vijnë vetë nga hiçi dhe shkojnë drejt hiçit, dhe njerëz të tillë nuk duan t’ia dinë për rëndësinë e monumenteve të kulturës. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heqë nga lista e e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, paralajmëroi Ceka.

Ndërkohë Fax News tentoi të fliste me supervizorin e projektit që ka të bëjë me restaurimin e një rruge në zonën historike të Gjirokastrës, por ai këkroi shkresë zyrtare për t’u shprehur.

Ndërkohë nga inspektimet në terren vihet re se ai nuk gjendet në vendin ku po punohet dhe një mungesë e tillë e prezencës është vënë re edhe nga ana e përfaqësuesve të UNESCO-s.

Related posts