Pas shpifjeve dhe aludimeve në rrjetet sociale, reagon kryetari i PD-së Berat

Pas shpifjeve dhe aludimeve në rrjetet sociale, reagon kryetari i PD-së Berat

Një blog anonim dhe periferik në Tiranë shkruajti sot për mbledhjen e kryesisë së djeshme të PD-së në Berat.

Pas këtij shkrimi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook, ka reaguar Gazment Azizi, kryetari i PD-së, dega Berat.

Më poshtë i plotë postimi i Azizit:

Te nderuar demokrate dhe demokrat!
Ne fakt, nuk e kam zakon që problemet e Partise Demokratike t’i nxjerrë në pazar por po marr shkas nga një shkrim i porositur nga disa pseudodemokrat, pergjegjesit kryesor të shpërfilljes tetë vjeçare të demokrateve.

Te jesh anëtar i Partise Demokratike eshte nder për të gjithë ata që mendojnë dhe përqafojnë programin e kësaj partie.
Te jesh anëtar i kryesise, drejtues i strukturave të degës dhe departamenteve eshte jo vetëm privilegj por edhe pergjegjesi.

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë eshte diskutuar për disa anëtarë të kryesisë apo edhe drejtues departamentesh të cilët që nga dita e parë që janë zgjedhur dhe në vazhdim, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë, në aktivitetet apo protestat që dega e PD-se Berat ka organizuar.

Partia vërtet eshte një grupim vullnetar nga njëra ane por eshte dhe një detyrim për të përmbushur dhe justifikuar votën e anetareve të Partisë.
Nuk jam pajtuar dhe nuk kam për tu pajtuar me mendimin e disa pseudodemokrateve se tani jemi zgjedhur në kryesinë e deges , kemi zene radhën dhe kur PD -ja të vijë në pushtet ne do të marrim pjesën e tortës që na takon.

Mijëra demokrat dhe qindra mijëra qytetarë presin,besojnë dhe shpresojnë se PD-ja eshte e vetmja alternativë për të nxjerrë vendin nga ky batak dhe kjo krizë e rende ekonomike qe ka pllakosur vendin.

Ata njerëz që e ndjejnë veten të aftë, ata që besojnë dhe shpresojnë tek PD-ja, ata që dëshirojnë të kontribuojnë janë të mirëpritur.

Jeta dhe aktiteti i deges se PD-se Berat eshte i përditshëm në të gjitha nivelet e strukturave të saj. Partia dhe strukturat e saj nuk mund të shperfillen apo të vihen në sherbim të askujt.

Ajo funksionon sipas një programi të miratuar në kryesinë e deges dhe në respektim të Statutit të PDSH-se. Për këtë arsye eshte vlerësuar nga kryetari i PDSH-se z.Basha aktiviteti,puna dhe kontributi i antaresise se deges.

Asnjë polic, intelektual me kartona të blerë në pazar të cilat i kanë varur neper mure si diploma apo studime pasuniversitare nuk kanë shansin të gjykojnë apo vlerësojnë nivelin tim intelektual.

Ata sharlatanë, pjellë e komunizmit, pasardhës të etërve spiun dhe persekutor të familjes time dhe mijëra familjeve të tjera shqiptare, nuk mund të me frenojnë në asnjë moment në realizimin e detyres dhe pergjegjesise, që unë dhe shumë demokrat kemi marrë përsipër per të realizuar.

Related posts