Policia e Beratit “Plan masash” në fundjavë për rritjen e sigurisë në vend

Policia e Beratit “Plan masash” në fundjavë për rritjen e sigurisë në vend

Bazuar në planin e masave për kontrollin e situatës kriminale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë kanë vijuar kontrolle të shumta.

Në zbatim të këtij plani masash Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka angazhuar shërbime te sektorit të Qarkullimit Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.

Gjatë fundjavës janë arrestuar në total 6 shtetas.
Persona në kërkim dhe të arrestuar në flagrancë për tendenca të ndryshme si më poshtë:
● 3 shtetas për “Vjedhje”
● 3 shtetas për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ”
● 1 shtetas për “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”

Gjithashtu është plotësuar 1 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Nga shërbimet e kontrollit të territorit janë:
• shoqëruar 54 persona,
• plotësuar 233 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Janë proçeduar në gjendje të lirë 8 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Policia e Beratit po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

Related posts