Portokallia në Berat

Portokallia në Berat

Sot Berati kishte një mbrëmje ndryshe duke rikthyer një mbrëmje humori në qytetin tonë. Top Channel nga sot ka nisur një turn ë disa qytete shqiptare me titullin ‘’Verë dhe Portokalle duke sjellë kështu në këto qytete trupën e aktorëve të spektaklit më të madh shqiptar të humorit ‘’Portokalli’’.

Ky spektakël është kryer me mbështetjen e Bashkive të qytete ku do të mbahet në vazhdimësi ky spektakël gjatë kësaj vere por edhe disa spornsor të tjerë.

Shumë prej personazheve të sezonit të fundit të ‘’Portokalli’’ janë pritur me duartrokitje dhe të qeshura në sheshin ‘’Teodor Muzaka’’. Të shumtët qytetarët që kishin dalë për të ndjekur këtë spektakël nga afër duke sjellë një mbrëmje ndryshe duke qënë në vazhdimësinë e aktiviteteve verore që po zhvillohen në qytetin tonë.

Related posts