Shabani në finalen e ‘’Ahmet Hoxha’’

Shabani në finalen e ‘’Ahmet Hoxha’’

Është zhvilluar në Ferizaj kupa ‘’Ahmet Hoxha’’ në ping pong. Në këtë turne në nder të heroit Ahmet Hoxha ishin pjesë rreth 100 ping pongist nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Mes tyre kanë qënë edhe sportistët e Tomorit që së fundmi janë shpallur kampion për meshkuj dhe nënkampion për femra në Shqipëri. Garat u zhvilluan në pallatin e sportit ‘’Bill Klinton’’ në dy faza: round robin(faza e parë) dhe eleminimi direkt(faza e dytë).

Në kategorinë  e femrave sportistja e Tomorit, Daniela Azizaj shkoj deri në gjysëm finale ku humbi me rezultatin 3-0 kundra Iliriana Halitit të KP Prishtina. Ndërsa në gjysëm finalen tjetër kampionia e Maqedonisë Amelija Uce fitoj 3-2 përballë Hanife Zeqiri të KP Drita e Gjilanit. Po ashtu Amelija ia doli mbanë të fitoj edhe finalen kundra Halitit me rezultatin 3-0 duke u shpallur edhe kampione e këtij turneu.

Po ashtu rivalitet dhe garë ka dhuruar edhe kampionati i meshkujve. Ilir Shabani fitoj gjysëm finalen e tij kundra pingpongistit vendas, Ylli Maloku. Ndërsa në krahun tjetër Linor Çitaku fitoj përballë Mentor Shabanit. Kështu finalja për meshkuj është zhvillur mes kampionit të Kosovës, Linor Çitaku dhe atij të Shqipërisë, Ilir Shabani. Ndeshja u zhvillua spektakolare por në fund Çitaku fitoj me rezultatin 3-1 përballë sportistit beratas.

 

Related posts