Shqetësimet shëndetësore që vijnë nga ndryshimi i stinëve

Shqetësimet shëndetësore që vijnë nga ndryshimi i stinëve

Me ndërrimin e stinëve, trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi, të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut”.

Kalimi i periudhës së dimrit për në pranverë sjell një periudhë tranzicioni dhe ndryshimi në humorin e njeriut.

Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike.

Nuk janë të paktë ata që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës. Poleni i luleve, sjell lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim.Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit. Lëkura e njeriut tregon gjendjen e shëndetit, ushqimin dhe stilin e jetës që bën gjithsecili.

Grupi i sëmundjeve të lëkurës është një tjetër shqetësim që vjen si pasojë e ndryshimit të stinëve.

Related posts