Si po përgatitet opozita për 16 shkurtin? Kryemadhi: Protestës duhet t’i vëmë vetëm një emër

Si po përgatitet opozita për 16 shkurtin? Kryemadhi: Protestës duhet t’i vëmë vetëm një emër

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Java” në RTSH ka treguar se si po përgatitet opozita për protestën e 18-shkurtit. Kryemadhi u shpreh se protestës, sipas së cilës është e vonuar, duhet t’i vihet vetëm një emër: “Ka ardhur koha që të ngrihemi të gjithë për të pasur një Shqipëri të barabartë”.

Përgjigja e Kryemadhit:

Së pari, unë mendoj që protesta e opozitës është e vonuar, sepse janë shqiptarët ata që presin më shumë nga opozita dhe për hir të së vërtetës kanë të drejtë, por duke pasur parasysh kushtet në të cilat kjo opozitë punon dhe po të bëjmë një Zapping në të gjithë televizionet shqiptare dhe po të shohim edhe gjithë portalet, politika nuk analizon kush janë shkaktarët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, e rritjes së taksave, rritjes së papunësisë, rritjes së çmimeve dhe asnjë nga ne nuk gjen kush është shkaku.

Duam apo s’duam ka krijuar një lloj ambienti acid në aspektin e kësaj që njerëzit thonë: Po çfarë do bëjë opozita më datë 16? Njerëzit nuk duhet të dalin në datë 16 as për Lul Bashën, as për Monikën, as për Fatmir Mediun, as për Agron Dukën, as për Dashamir Shehin, as për Nard Ndokën apo Vangjel Dulen, por në radhë të parë ata duhet të dalin për veten e tyre në protestë. Sepse shqiptarët sot çmimin e energjisë elektrike e kanë më të shtrenjtë, çmimin e bukës e kanë më të shtrenjtë, taksat e kanë më të larta.

Njerëzit atje duhet të dalin edhe për fëmijët e tyre, për studentët, që kanë dy muaj që protestojnë. Duhet të dalin edhe për banorët e Unazës së Re, apo të Bulevardit të Ri apo të Shkozës, sepse sot atyre po iu prishet shtëpia, por nesër ai vjen në mes të Tiranës ta prish shtëpinë, siç po bën pallatin atje të Presidenca. Protestës së opozitës duhet t’i vëmë një emër, që është shumë i thjeshtë: Ka ardhur koha që të ngrihemi të gjithë për të pasur një Shqipëri të barabartë.

Related posts