Tomori për fitore drejt Tepelenës

Tomori për fitore drejt Tepelenës

Tomori do të zhvillojë të dielën një sfidë tejet të rëndësishme në transfertë ndaj Tepelenës.

Skuadra beratase në këtë fazë të dytë ka një ecuri shumë të mirë dhe koleksionon vetëm fitore, por sërish mbetet tre pikë pas Naftëtarit me të cilin ndeshet javën tjetër.
Sfida është e vështirë jo vetëm sepse luhet në transfertë, por edhe sepse Tepelena është skuadra më në formë në këtë fazë pas Tomorit dhe Naftëtarit dhe këto dy javë mund të vendosin edhe verdiktin kush ngjitet në Kategorinë e Parë.
Tomori luan vetëm për fitore, por në Tepelenë shkon me mungesën e Berberit dhe mesfushori Sharavolli mbetet në dyshim të dy për arsye fizike.

Ndërkohë skuadra pasi ka mbyllur javën stërvitore ka mbërritur të shtunën në qytetin jugor, ndërsa të dielën pritet të ketë edhe tifoz që do të udhëtojnë drejt Tepelenës në mbështetje të skuadrës.

Related posts