U rrëzuam beratas!

U rrëzuam beratas!

Humbja e FK Tomori dhe renia nga kategoria eshte akti i fundit i perdhunimit shpirteror dhe shoqeror, pas atij ekonomik, qe i eshte bere Beratit nga pushteti i tij. Akti i fundit poshterues dhe vrases i shpreses dhe entuziazmit. Tani do te kemi gjithandej nje shkretetire shurdhuese, (as art, as sport lere te tjerat). E vetmja gjalleri eshte shetitja e famshme ne bulevard, por dhe ajo pa thelb, pa motiv. Qyteti kartoline e Shqiperise, i mbetur si zhgun i stermadh breshke te ngordhur.
Goditje e forte ne stomakun e shoqerise se Beratit, dhene nga pushteti rakitik i deritanishem dhe perfundimisht pertoke, mu aty ne tapetin me pllakeza guri modern si per te fokusuar e perndritur, po nga ata vete dramen poshteruese te shembjes.
U rrezuam beratas!
Per pergjegjesine e te gjitheve.
Por une, bashke me ju, nuk do te dua te dorezohemi.
Se bashku mund te rifillojme nga e para. Koha eshte ne favorin tone.
Kini besim dhe bashkohuni me ne.
Dime dhe jemi te gatshem te ringrihemi me dinjitet dhe me te forte.
Mund dhe duhet ta bejme Beratin qe duam. Kur nje kohe sfilitese mbaron, fillon nje kohe tjeter. Ky qytet e ka pavdekesine perbrenda.

 

Thoma Jance

Related posts