Vrau të dashurën, 29-vjeçari: Familja nuk më pranoi dhëndër

Vrau të dashurën, 29-vjeçari: Familja nuk më pranoi dhëndër

29-vjeçari që vrau të dashurën e tij e plagosi rëndë të vëllanë e saj, pranoi krimin e kryer para togave të zeza. “Prindërit e saj nuk më pranonin për dhëndër”, mësohet të ketë thënë i riu lidhur me krimin. Gjykata e Beratit caktoi “arrest me burg” për Klaus Sakollin, i cili qëlloi për vdekje të dashurën e tij 22-vjeçare, Denisa Demaj dhe plagosi rëndë të vëllanë e saj, Edison Demaj.

“Prindërit e Denisës nuk e pranonin lidhjen tonë, kisha kërkuar disa herë të takohesha me to. Atë dite u nisa te shtëpia e saj, kur ndodhesha para banesës i rashë disa herë telefonit, por ajo nuk më përgjigjej. Hyra me forcë në banesë dhe debatova më të dhe të vëllanë, pastaj i qëllova me armë në nerva e sipër”, deklaroi autori i krimit.

Sakolli akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ka pranuar se në këtë krim nuk ka pasur bashkëpunëtorë.

Gjyqtari i çështjes, Kostika Cabanaqi, la të pandryshuar kërkesën e kryeprokurorit Ermir Beta, lidhur me masën e sigurisë ndaj autorit të krimit.

Seanca u zhvillua në masa të rrepta siguria, për të parandaluar ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj autorit të krimit. Ndërkohë që në të nuk morën pjesë as familjarët e autorit, as ato të viktimës.

Ngjarja u shënua më 12 janar në Kuçovë, ku autori hyri me dhunë në dhomën e 22-vjeçares duke e qëlluar atë e më pas të vëllanë. Fatmirësisht arma e Sakollit u bllokua, duke parandaluar kështu vrasjen e prindërve të viktimës dhe gjyshes së saj.

Related posts